by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë.
Në aksident është përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, merr vesh Gazeta. Sipas Policisë së Kosovës, automjeti zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përplasur me një veturë civile.
“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli i tha Paparacit se në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale.
“Ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes ndodhet njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua