by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një memorandum që i lejon Departamentit të Drejtësisë të rivendosë dënimin me vdekje në Uashington. “Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, një oficer të zbatimit të ligjit, ekziston dënimi me vdekje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Memorandumi udhëzon konkretisht Departamentin e Drejtësisë “që ta zbatojë plotësisht dënimin me vdekje në Uashington, D.C., ku provat dhe faktet e çështjes tregojnë se duhet të përdoret dënimi me vdekje”, tha Sekretari i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, shkruan A2 CNN.
Në frontin ekonomik dhe gjeopolitik, presidenti amerikan ka njoftuar një seri të re tarifash. Duke filluar nga 1 tetori, tarifat 100% do të vendosen për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, “përveç nëse një kompani po ndërton objektin e vet të prodhimit farmaceutik në Amerikë”, shpjegoi Trump, përcjell A2 CNN.
Gjithashtu në tetor, tarifat prej 50% do të vendosen për mobiljet e kuzhinës dhe banjos dhe produktet e lidhura me to, dhe 25% për importet e kamionëve të rëndë.
Ajo që e ndërlikon situatën ndërkombëtare është alarmi i Brazilit. Ministri i Financave, Fernando Haddad, paralajmëron se tarifat prej 50% të vendosura nga Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të nxjerrin nga biznesi shumë kompani eksportuese, të paafta për të mbijetuar pa qasje në tregun amerikan. Trump kishte nënshkruar më parë urdhrin ekzekutiv për të mbyllur TikTok, pas muajsh negociatash mbi aplikacionin kinez.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina