Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidenti amerikan, Donald Turmp, tha se homologu turk Recep Tayipp Erdogan merr vesh më shumë se kushdo nga zgjedhjet e manipuluara. Ai e quajti një provë miqësie faktin se ka mbajtur marrëdhënie të mira me Erdogan-in edhe gjatë kohës kur nuk ishte në detyrë.

“Ne kemi qenë miq prej kohësh, edhe gjatë katër viteve kur unë isha në ekzil, padrejtësisht. Zgjedhje të manipuluara… Ai kupton më mirë se kushdo se çfarë janë zgjedhjet e manipuluara. Por, kur isha në ekzil, mbetëm miq. Ishte një provë miqësie”, tha Trump gjatë takimit mes të dyve në SHBA, përcjell A2 CNN.

Trump lavdëroi presidentin turk, duke thënë se ai respektohet në të gjithë botën. “Ka ndërtuar një ushtri të jashtëzakonshme, të fuqishme, përdor shumë nga pajisjet tona. Është nder ta kem këtu në Shtëpinë e Bardhë…”.

Sa i përket rolit të tij në luftën Rusi-Ukrainë dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje, Trump tha se Erdogan mund të ndikojë shumë. “Mund t’ju them se presidenti Erdogan respektohet nga të gjithë. Të dy (Putin dhe Zelensky). Të gjithë e respektojnë Erdogan. Ata me të vërtetë e respektojnë Erdogan. Edhe unë. Dhe mendoj se ai mund të ketë një ndikim të madh nëse dëshiron. Për momentin ai është shumë neutral. I pëlqen të jetë neutral. Edhe mua më pëlqen të jem neutral, por ai është dikush që, nëse do të përfshihej, gjëja më e mirë që mund të bënte do të ishte të mos blinte naftë dhe gaz nga Rusia. Nëse ai do ta bënte këtë, kjo ndoshta do të ishte gjëja më e mirë”, u shpreh Trump.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina