by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Të dielën e 28 shtatorit do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, kjo për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”..
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët thanë se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe masat për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore.
“Policia e Kosovës, do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova) Plani do të filloj të zbatohet të dielën (28.09.2025), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Për të përballuar sa më lehtë situatën në qarkullim, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe ka lutur që ata të ndjekin udhëzimet e saj.
“Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë. Ngasësit që ushëtojnë nga Peja ë Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë. Ngasësit që udhëtojnë nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa. Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër”, thuhet ndër të tjera në njoftim.M
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri