• Fri. Nov 21st, 2025

Pas pak nis shkatërrimi i armëve ilegale nga Policia në Ferizaj

Sep 26, 2025

 

 

Policia e Kosovës po organizon sot ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.

Sipas njoftimit, kjo ceremoni zhvillohet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj, transmeton klankosova.

Në këtë organizim, marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zt. Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britanike, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

Më poshtë gjeni fotografi të armëve që priten të shkatërrohen sot:

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 4 persona