Categories: Kosovë, Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë jetike të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në kontekstin e zhvillimeve politike në Kosovë. Ai u shpreh se proceset integruese dhe demokratizimi i shoqërisë kosovare janë të lidhura ngushtësisht me këtë partneritet.

“Proceset integruese, demokratizimi i shoqërisë, sidomos të Kosovës, janë të lidhura ngushtësisht me partneritetin e SHBA,” tha Presidenti Begaj.

Duke komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, ku Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndërprerë komunikimin zyrtar me Qeverinë e Albin Kurtit, Presidenti Begaj u tregua i matur, duke e lënë analizën në dorë të autoriteteve kosovare, por duke theksuar se marrëdhënia me SHBA-në është historike dhe duhet ruajtur.

“Partneriteti strategjik me SHBA për ne shqiptarët është mjaft i rëndësishëm. Ka qenë një marrëdhënie historike që duhet të vijojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen,” u shpreh ai.

Në lidhje me kritikat e DASH për bllokimin e ngritjes së institucioneve të reja në Kosovë, Presidenti Begaj theksoi se kjo çështje prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe jo vetëm klasën politike.

“Ngritja e institucioneve është mjaft e rëndësishme, jo vetëm për politikanët e Kosovës, por më së shumti për qytetarët e Kosovës. E drejta e popullit është për të votuar, e politikanëve është për të drejtuar,” theksoi Presidenti i Shqipërisë.

Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve me aleatët historikë, duke përfshirë edhe misionet ndërkombëtare të sigurisë si KFOR në Kosovë dhe ALTEA në Bosnje.

Sa i përket marrëdhënieve me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilat janë komentuar në kontekst të kritikave të DASH ndaj institucioneve kosovare, Begaj siguroi se raportet mes dy presidencave janë në nivelin e duhur dhe në funksion të interesave kombëtare.

“Kemi marrëdhënie shumë të mira, komunikojmë, bisedojmë, ndajmë mendime dhe koordinohemi për aktivitetet tona, sidomos për lobimin që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare,” tha ai.

Presidenti Begaj shtoi se vonesat në ngritjen e institucioneve dëmtojnë jo vetëm Kosovën, por edhe interesin kombëtar në tërësi.

“Faktori kohë është mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe sa më shpejt të ngrihen institucionet, aq më mirë do të jetë për shtetin e Kosovës. Jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për gjithë shqiptarët,” deklaroi ai.

Në fund të intervistës, duke komentuar ndikimin rajonal të zhvillimeve në Kosovë, Begaj theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe fuqinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Ne si shqiptarë duhet të jemi të gjithë bashkë. Kemi shprehjen tonë: bashkë jemi më të fortë,” përfundoi Presidenti Begaj

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina