Zhduket një person në Prishtinë, flasin nga familja

 

 

Një person është raportuar i zhdukur në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Siç mëson Indeksonline, personi me inicialet F.M (58 vjeçar) nga data 23.09.2025 ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij. Gazeta ka kontaktuar një familjar të personit në fjalë për të marrë më shumë informata lidhur me rastin.

Për Indeksonline familjari i F.M thotë se lidhur me rastin kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Familjarët kanë dalë për ta kërkuar, mirëpo deri më tani nuk kanë arritur të lokalizojnë vendodhjen e tij.

Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…