Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Pas presidentes, Vjosa Osmani dhe ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në SHBA ka udhëtuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Takimet e udhëheqësve të Kosovës në New York janë zhvilluar ndaras, në kohën kur vendit i është pezulluar dialogu i planifikuar strategjik nga SHBA-ja, përcjell Periskopi.

Takimet në SHBA, Kurti i ka nisur të enjten me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Keith Self, të cilin e ka mirëpritur në mjediset e Konsullatës së Kosovës në New York.

“Kongresisti Self është një mbështetës i zëshëm i Republikës së Kosovës. Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe për rolin aktiv dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në ShBA”, është shkruar në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kurse presidentja Osmani, një ditë më herët ka postuar një fotografi me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio.

“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, ka shkruar Osmani.

Takim, i cili nuk figuron edhe në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe as ne profilin e Rubios në rrjetet sociale.

E kjo vizite e tyre, nuk u prit mirë nga figura politike.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj Lekaj ka thënë se është për keqardhje fakti që udhëheqësit më të lartë të vendit nuk janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk kanë takime me nivele të larta të Departamentit të Shtetit.

“Unë për keqardhje po e them. Se do të gëzohesha, sikur këta t ishin të ftuar edhe presidentja edhe kryeministri, edhe ministrja në Shtëpinë e Bardhe. Dhe të takoheshin me nivele të larta, jo nëpër korridore. Kjo është shqetësuese, por është pozitive që kryeministri i vendimit tim është në SHBA. Është herët të flasim, por sa kam informacione ai nuk do të takojë ndonjë nivel të lartë të Departamentit të Shtetit apo të Shtëpisë së Bardhë… është shqetësuese që presidentja e endnit tonë e takon (Sekretarin Marko Rubio) në kthinat e korridore…”, ka thënë Lekaj.

Edhe deputeti shqiptar ne Zvicer, Korab Rashiti po i konsideron takimet si pluhur syve.
“Krejt këto foto e takime në New York s’janë kurgjo veç pluhur syve”, ka shkruar ai ne Facebook.

E analisti politik, Halil Matoshi, tha për Gazeta Blic se po bëhen ‘selfie’ nëpër korridore, që t’u hidhet hi syve militantëve.

“Shkuarja në Amerikë për qejf kur i ke punët mirë është normale. Kosova zyrtare nuk ka bërë asgjë që të pranohet në OKB, bile e ka lidhur veten për përfitime elektorale. Kosova në New York është hi syve militantëve me ndonjë ‘selfie’ korridoreve e sallave të pritjes e jo në zyra”, është shprehur ai.

Sipas Matoshit, Zyra Ovale dhe Departamenti Amerikan i Shtetit janë kryesore për Kosovën dhe se Osmani e Kurti janë në fushatë zgjedhore për një grusht vota por s’janë në agjendë të SHBA-ve.

“Për Kosovën zyra kryesore është në Washington (zyra ovale) dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti janë në fushatë zgjedhore për një grusht vota por nuk janë kurrkund në agjendat e ShBA-së”, ka deklaruar Halil Matoshi.

Kujtojmë se me Kosovën, para disa ditësh SHBA-ja e ka pezulluar dialogun e planifikuar strategjik për shkak të tentimit të qeverisë në detyrë dhe kryeministrit Kurti për t’ia pamundësuar disa subjekteve serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Related Posts