Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Udhëtimi i Albin Kurtit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka “eksituar” militantët e Vetëvendosjes, edhe pse nuk dihet ende nëse kryeministri në detyrë do të ketë takime të nivelit të lartë atje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim të pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan KFVA.

Në vitin e kaluar, në qytetin e banuar me miliona banorë dhe kryeqendrën e zhvillimeve të politikës ndërkombëtare – për shkak të selisë së OKB-së – kryeministri i izoluar i Kosovës, Albin Kurti, pati një agjendë shumë të zbehtë gjatë qëndrimit atje. Madje, i njëjti u kritikua shumë në Kosovë, pasi nuk arriti të takoj asnjë zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe apo Italisë, shtete këto që përbëjnë boshtin kryesor të politikës ndërkombëtare perëndimore.

  

Sot, kur Kosova humbi dialogun strategjik me SHBA-të, Kurti e gjen veten edhe më të izoluar në qëndrimin e tij në New York.

Një njoftim nga Ambasada amerikane në Prishtinë, i dha një shuplakë të madhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e këtij të fundit, pezulloi për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën.

Kjo ishte edhe goditja më e madhe që nga paslufta që ka marrë Kosova nga aleati më i fuqishëm në botë, Amerika.

Teksa një zhvillim tjetër, ndodhi hic më larg se ditën e mërkurë, ku Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio dhe Vuçiq diskutuan për thellimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë nisjen e një dialogu strategjik dypalësh, i cili pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Kurti, përveç që dështoi që të forcojë marrëdhëniet me aleatin kryesor të vendit gjatë qeverisjes së tij, vetëm sa i dobësoi edhe më shumë ato.

Përveç SHBA-së, tash e dy vjet Kosova është nën sanksionet e BE-së për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Izolimi i liderëve kosovarë, veçanërisht i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është vërejtur tash e një kohë të gjatë. Se a do të ndryshojë kjo me vizitën e tyre në SHBA këtë vit, mbetet të shihet…/KFVA/

Related Posts