by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Lagjja “Qendresa” në Prishtinë, e njohur si një nga zonat më luksoze të kryeqytetit, po përballet me një realitet të hidhur. Mbeturina të shumta, mbetje ndërtimi, madje edhe kafshë të ngordhura janë evidentuar në këtë hapësirë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik, po e shndërrojnë këtë lagje në një vatër të mundshme infeksionesh.
Kandidati për asamble komunale në Prishtinë, Kreshnik Vezvesja (numri 44 në listën e Bekë Berishës), ka evidentuar këtë gjendje përmes pamjeve që ka siguruar në terren. Ai ka bërë thirrje urgjente që Komuna e Prishtinës të marrë masa të menjëhershme për pastrimin e zonës.
“Ky është një rrezik serioz për qytetarët, sidomos për fëmijët që luajnë në këtë hapësirë të ndotur. Nëse nuk ndërhyhet, pasojat mund të jenë të rënda për shëndetin publik,” ka theksuar Vezvesja.
Sipas tij, neglizhenca e institucioneve ka lënë pas dore një nga lagjet më të frekuentuara dhe më të shtrenjta të kryeqytetit, duke e kthyer atë në një “katrahurë urbane” që kërcënon jetën e përditshme të banorëve.
P residentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me liderët e partive politike, ku paralajmëruar se do të ketë takime të tjera. Osmani tha se duke filluar nga java e ardhshme, mund t’i takojë edhe ndaras seclin lider nëse ka nevojë, shkruan KFVA Osmani përgëzoi liderët e partive, për siç tha, qasjen e tyre
Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë ka bërë të ditur në rrjete sociale. Shpyrton Mehmeti ka thënë se ndaj Thaçit po bëhet padrejtësi e madhe nga Gjykata Speciale. Postimi: Një padrejtësi e dyfishtë! Sot ndjeva obligim të vizitoj familjen
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është drejtuar qytetarëve pas bastisjes së djeshme në ministrinë e tij. Ai doli në një park për ta bërë një video sqaruese, teksa ka sulmuar Prokurorinë, dhe ka tentuar të bëhet interesant. Ka thënë se kanë dorëzuar shumë dosje, por Prokuroria ua ka lënë ‘seen’.