Danimarka i quan dronët “sulm hibrid”

 

 

Pas shfaqjes së përsëritur të dronëve në disa aeroporte në Danimarkë, qeveria daneze i quan ato “sulm hibrid”. Vetëm dy ditë më parë u panë dronë në qiellin danez.

Mbi Danimarkë janë parë përsëri dronë mbi aeroporte, (25.09.)- këtë herë, u prekën edhe bazat ushtarake. Hapësira ajrore në Aalborg u mbyll përkohësisht dhe policia raportoi pamje dronësh në katër aeroporte. Dronë janë parë edhe në aeroportet Esbjerg dhe Sönderbirg, si edhe Skrydstrup. Aty janë stacionuar avionë luftarakë, F-16 dhe F-35. Edhe aeroporti në Aalborg përdoret nga ushtria.

Ende nuk dihet qartë, kush fshihet pas dronëve

Shumë detaje janë ende të paqarta. Gjithçka tregon se pas tyre qëndrojnë profesionistë, tha Ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në një konferencë për shtyp në Kopenhagen këtë mëngjes. Numri i saktë i dronëve nuk dihet ende, as nuk ka pasur ndonjë informacion mbi madhësinë e tyre. “Është ende shumë herët për të thënë se cili është objektivi i dronëve ose kush është pas tyre”, tha një zyrtar  policie. Drejtori i Policisë Federale, Thorkild Fogde, tha në një konferencë për shtyp vonë natën se aktiviteti i dronëve në Aalborg ishte disi i ngjashëm me atë në Kopenhagen disa ditë më parë.

Madje u vu re edhe një model i ngjashëm, me dronët të dukshëm dhe që vepronin me dritat e tyre të ndezura. Policia tha se nuk kishte rrezik për pasagjerët në Aeroportin e Aalborgut. Tre fluturime u devijuan në aeroporte të tjera. Një fluturim hyrës dhe dy lidhje dalëse u anuluan.

Dy ditë më parë, aeroporti kryesor i vendit në Kopenhagen ishte mbyllur për katër orë për shkak të pamjeve të dronëve. Rreth 100 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u prekën. Kryeministrja Mette Frederiksen e quajti këtë së fundmi si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më sot”. Danimarka nuk e përjashton që Rusia është e përfshirë në këtë incident. por, mbetet e paqartë se kush qëndron pas dronëve. Aeroporti në kryeqytetin norvegjez, Oslo, gjithashtu u detyrua të mbyllej për shkak të pamjeve të dronëve./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…