AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa, kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

 

 

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si po orientohen investimet e diasporës në Kosovë. Gjatë dy dekadave të fundit, diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në blerjen e rreth 180 mijë banesave në Kosovë.

Në një postim në Faccebook, AKB-ja tha se këto janë mjete kolosale, por të shndërruara në kapital të vdekur.

“Këto janë mjete kolosale, por të shndërruara në kapital të vdekur, që nuk krijojnë as vende pune, as zhvillim ekonomik, as të ardhura të reja për shtetin. Kjo shifër e lartë tregon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë strategji të mirëfilltë për orientimin e remitancave dhe të kursimeve të mërgatës drejt sektorëve prodhues e shërbimorë. Në mungesë të lehtësirave, sigurisë dhe politikave shtetërore, diaspora zgjedh të investojë në pasuri të paluajtshme, duke humbur mundësinë e krijimit të kapitalit qarkullues që do t’i jepte frymëmarrje ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.

AKB-ja konsideron se 9 miliardë euro në banesa janë pasuri e madhe e vendosur në vendin e gabuar.

“Përgjegjësia bie si mbi qeverinë, e cila ka dështuar të krijojë kushte për investime të shëndosha, ashtu edhe mbi diasporën që nuk po e shfrytëzon potencialin e saj për gjenerim të zhvillimit afatgjatë. AKB-ja kërkon nga qeveria, hartimin e një strategjie të qartë dhe stimuj realë për orientimin e remitancave në ekonomi aktive. Nga diaspora, një reflektim dhe angazhim më të madh për investime në biznese prodhuese, në shërbime, në teknologji dhe në projekte që gjenerojnë punësim e perspektivë për të rinjtë e Kosovës tha në fund Agim Shahini kryetar i AKB-së”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…