Zyrtari i sulmuar në Komunën e Prishtinës është Fehmi Kupina, kreu i listës ‘Lidhja për Prishtinën’

 

 

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, është sulmuar në ambientet e komunës pak minuta pas përfundimit të mbledhjes në tentim për votimin e buxhetit për kryeqytetin.


Siç mëson KFVA, Kupina ka pësuar lëndime në kokë dhe është shoqëruar me autoambulancë për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Kreu i iniciativës Lidhja për Prishtinën dyshohet se është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit të kësaj komune, Fehim Salihu.

Policia është parë të jetë e pranishme në ambientet e Komunës së Prishtinës, mirëpo Paparaci nuk ka marrë akoma një konfirmim nga ta.

Kupina në të kaluarën ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në zgjedhjet e 12 tetorit garon me iniciativën Lidhja për Prishtinën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…