by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, akuzoi Serbinë se kohëve të fundit e ka shkelur vazhdimisht hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.
“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Tash kohën e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, tha ai në KTV.
Sveçla tha se kanë identifikuar disa raste të dronëve të Serbisë mbi Kosovë, mirëpo sipas tij nuk ka asgjë për t’u brengosur.
“Ka ndodhur në disa raste. Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale në bashkëpunim edhe me KFOR por edhe me shërbimet partnere dhe në momentin që kemi më shumë patjetër që do të ndajmë informatat. Tash për tash nuk ka ndonjë gjë për të cilën publiku i Kosovës duhet të brengoset, të gjitha institucionet e Kosovës janë në krye të detyrës. Por e thashë duke dashtë që të pasqyrojë natyrën e veprimit të institucioneve të Serbisë dhe e përmenda edhe paradën ushtarake e cila në vetvete është një kërcënim ndaj Republikës së Kosovës posaçërisht meqenëse shumica e vendeve që rrethojnë Serbinë janë anëtarë të aleancës ma të madhe ushtarake NATO-s, do të thotë Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria por edhe Bullgaria e vendet e tjera fqinje nuk mund të jenë të cenueshme nga Serbia”, tha ministri në detyrë.
“Potencialisht janë dy vende të cilat Serbia do të mund t‘i cenonte, ato janë së pari Bosnjë e Hercegovina e cila është duke u ballafaquar me paqartësi politike por edhe situata të rrezikshme në vazhdimësi dhe Republika e Kosovës e cila përderisa për çdo ditë e më shumë po fuqizohet dhe po arrin suksese prapë ballafaqohet me këtë politikën e vjetër hegjemone të Serbisë e cila edhe siç ka deklaruar vet ndryshimin e rrethanave globale që potencialisht të cenojë prapë Kosovën”, tha ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri