Sindikata e Policisë në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë

 

 

Sot shënohet dyvjetori i rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Me këtë rast, Sindikata e Policisë ka kujtuar me respekt dhe krenari sakrificën e tij, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për vendin.

Në një postim në Facebook, Sindikata thotë se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë”, përcjell KFVA.

“Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit.”.

“Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.”, thuhet tutje në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…