FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

 

 

Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje në Biza të Shqipërisë për gjuajtje taktike me mortajë.

Stërvitja po zhvillohet në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me Organizatën për Menaxhimin e Trajnimeve dhe Asistencës së Sigurisë së Ushtrisë së SHBA-së (SATMO), thuhet nga FSK.

“Në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me SATMO, si dhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po realizohet aktiviteti i gjuajtjes taktike me mortaja në stërvitjen që po zhvillohet në Biza, të Republikës së Shqipërisë. Ky aktivitet synon rritjen e gatishmërisë operative, forcimin e bashkëpunimit rajonal mes forcave tona dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka njoftuar FSK.

Trajnimi është realizuar në pjesën teorike dhe praktike.

“Trajnimi është fokusuar në tri detyra kryesore: Trajnimi me mortaja (Mortar training), Kursi për udhëheqës të këmbësorisë dhe Mortajave (Infantry mortar leader course), Vëzhgues i përparmë (Forëard observer) ku janë stërvitur në: Përdorimin e sigurt të mortajave, shënjestrimi, gjuajtja, stërvitje e procedurave të koordinimit dhe komunikimit midis elementeve të zjarrit dhe njësive taktike, shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira me trajnerët dhe këshilltarët e partnerëve ndërkombëtarë etj. Ky bashkëpunim forcon kapacitetet profesionale të FSK-së dhe kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin rajonal përmes trajnimit të sinkronizuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët tanë”, thuhet nga FSK-ja./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…