Dy vjet nga rënia e heroit Afrim Bunjaku, organizohen homazhe dhe akademi përkujtimore

 

 

Sot do të përkujtohet heroi i vendit, rreshteri Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit në Basnjkë më 24 shtatorit të vitit 2023.

Nën patronatin e ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçlës, dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel, Gazmend Hoxha, do të organizohen aktivitete për shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të Afrim Bunjaku.

Nga ora 10:30 do të bëhen homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.

Më pas, krerët shtetëror së bashku me kabinetin qeveritar, ministrin e punëve të brendshme, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korin diplomatik dhe zyrtar të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.

Kurse, nga ora 15:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore në sallën e kuqe, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…