by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, një punim akademik, ku ai ishte bashkautor, ndezi reagime të forta.
Në tekst përmendet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u financua jo vetëm nga diaspora, por edhe nga trafikantë droge që dërgonin para dhe njerëz për të luftuar.
Basha së fundi ka shkruar se ka bërë kërkesë që të largohet nga publikimi Kapitulli 3, dhe se kjo kërkesë i është aprovuar nga Komiteti i Publikimeve i Revistës.
Basha kishte mohuar se ka shkruar ndonjëherë kundër UÇK-së, duke theksuar se kontributi i tij u kufizua vetëm në një kapitull për islamin radikal.
Ndërsa, në një konferencë për media ai kërkoi falje për këtë gjë dhe kishte thënë se ndodhi për shkak të pakujdesisë së tij.
“Kërkoj falje për pakujdesinë time. Duhet ta pranoj që kam qenë i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Unë kam kërkuar që të tërhiqet kapitulli dhe emri im nga punimi. Unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë. Unë kërkoj falje për pavëmendjen time, por askush nuk mund ta vë në dilemë atdhetarizmin tim”, ka thënë ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri