Botë Lajme

Çfarë domethënie kanë njohjet për Palestinën, por pa SHBA-në?

 

 

Njohja e një shteti të Palestinës nga Britania e Madhe dhe Franca në Kombet e Bashkuara është një moment historik në konfliktin shekullor izraelito-palestinez.

Por, është gjithashtu një hap diplomatik i rrezikshëm që tregon se si fuqitë kryesore evropiane besojnë se konflikti ka arritur një pikë ku kërkohet një veprim kaq i paprecedentë. Përballë katastrofës aktuale në Gaza, dhe duke dënuar si Izraelin ashtu edhe Hamasin, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se “e drejta duhet të mbizotërojë mbi forcën”.