Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Mes dhimbjes për humbjen e tij, polici Fahri Shala e ka përkujtuar kolegun e tij të ndjerë, heroin Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, shkruan Gazeta KFVA.


Shala i cili ishte bashkë deri sa e kujton Bunjakun, thotë se ata punuan krah për krah, të pandarë për vite me radhë, deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Ai shtoi se dhimbja e humbjes është e pamasë, por krenaria për sakrificën e tij e lehtëson shpirtin dhe po i jep forcë të eci përpara.

“Sot, më 24 shtator 2025, përkujtojmë me pikëllim të thellë dhe krenari dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku. Punuam krah për krah, të pandarë për vite me radhë, deri në momentet e fundit të jetës së tij. Edhe sot, në kujtesën time të freskët, mbeten pamjet dhe sekondat e fundit që ndamë së bashku, çaste që u shndërruan në dëshmi të pavdekshme të besnikërisë, trimërisë dhe dashurisë së tij për atdheun. Dhimbja e humbjes është e pamasë, por krenaria për sakrificën e tij e lehtëson shpirtin dhe na jep forcë të ecim përpara. Me përulje e respekt të pafund, përkulemi para aktit të tij sublim, para vendosmërisë dhe guximit që e bënë të flijohej për mbrojtjen e sovranitetit të vendit tonë të  shtrenjtë”, thotë Shala.

Tutje, kolegu i rreshterit të vrarë thotë se ai nuk është vetëm kujtim i dhimbjes, por është flamur i guximit, shtyllë e nderit, mishërim i dashurisë së pashuar për Kosovën.

“Gjaku i tij, ashtu si gjaku i të gjithë dëshmorëve, është gurthemeli i shtetit tonë, trashëgimia më e shenjtë mbi të cilën ndërtojmë të ardhmen. Veprat e tij janë frymëzim i gjallë, udhërrëfyes për brezat që do të vijnë, për t’u kujtuar se liria ka emër, se liria ka çmim dhe ky çmim është gjaku i dëshmorëve. Heroi ynë Afrim Bunjaku nuk është vetëm kujtim i dhimbjes. Ai është flamur i guximit, shtyllë e nderit, mishërim i dashurisë së pashuar për Kosovën. Ai jeton në çdo hap të lirisë sonë, në çdo frymëmarrje të këtij vendi që ai mbrojti me gjakun e tij. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së heroit, rreshter Afrim Bunjaku! Lavdi e pavdekshme të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha tutje polici Shala.

Sot bëhen dy vjet kur në në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist, i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës.

Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër, në një sulm nga një grup i organizuar në Banjskë të Zveçanit./KFVA/

 

Related Posts