Ambasada gjermane: Dy vjet nga sulmi në Banjska, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi

 

 

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në përvjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjska ka thënë se Milan Radoiçiq, kryeterroristi i sulmit, vazhdon të bredh i lirë nëpër Serbi.

“Dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjska, megjithatë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit, Radoičić, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi”, thuhet në reagimin e ambasadës, shkruan KFVA.

“Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi”, vijon reagimi.

“Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, përfundon reagimi i ambasadës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…