Zgjedhjet e 12 tetorit: Agjencia për Informim dhe Privatësi ka këtë kërkesë për partitë politike

 

 

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, raporton KFVA.

Në një njoftim për media thuhet se për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga partitë politike dhe subjektet e përfshira në procesin e fushatës elektorale, Agjencia kërkon zbatimin e detyrimeve ligjore dhe të ndërmarrjen e veprimeve si në vijim:

Të sigurojnë çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj,

Të mos përdoren të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo në forma të tjera për qëllime të marketingut politik.

Të mos ekspozohen të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail, mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak).

Të respektohen të drejtat e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përdorimin e të dhënave të tyre për marketing të drejtpërdrejt dhe të ndërpresin menjëherë komunikimin pas paraqitjes së kundërshtimit.

Të shmangin çdo formë të profilizimit apo përpunimit masiv të dhënave të ndjeshme përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe janë ndërmarrë masa mbrojtëse përkatëse, përfshirë vlerësimin paraprak të ndikimit mbi të dhënat personale kur është e nevojshme.

Të sigurojnë transparencë të plotë ndaj qytetarëve për mënyrën e përpunimit të të dhënave, duke publikuar politika te qarta të privatësisë në mënyrë të thjeshtë dhe të qasshme.

Kërkesa e plotë:

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga Partitë Politike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës për zgjedhjet lokale

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) kërkon nga Partitë Politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më datës 12 tetor 2025.

Për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga Partitë Politike dhe subjektet e përfshira në procesin e fushatës elektorale, Agjencia kërkon zbatimin e detyrimeve ligjore dhe të ndërmarrjen e veprimeve si në vijim:

· Të sigurojnë çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj,

· Të mos përdoren të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo në forma të tjera për qëllime të marketingut politik.

· Të mos ekspozohen të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail, mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak).

· Të respektohen të drejtat e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përdorimin e të dhënave të tyre për marketing të drejtpërdrejt dhe të ndërpresin menjëherë komunikimin pas paraqitjes së kundërshtimit.

· Të shmangin çdo formë të profilizimit apo përpunimit masiv të dhënave të ndjeshme përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe janë ndërmarrë masa mbrojtëse përkatëse, përfshirë vlerësimin paraprak të ndikimit mbi të dhënat personale kur është e nevojshme.

· Të sigurojnë transparencë të plotë ndaj qytetarëve për mënyrën e përpunimit të të dhënave, duke publikuar politika te qarta të privatësisë në mënyrë të thjeshtë dhe të qasshme.

Për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në harmoni me detyrimet ligjore, Agjencia ofron bashkëpunim me subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje Partive Politike që gjatë realizmit të aktiviteteve të fushatës zgjedhore, informatat e qytetarëve ruhen në përputhje me kërkesat ligjore.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…