Botë Lajme

Trump theu sot një rekord, ua kaloi presidentëve të tjerë amerikanë për fjalimin më të gjatë në OKB

 

 

Donald Trump theu një rekord këtë të martë për gjatësinë e fjalimit që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Çdo folësi tradicionalisht i jepen 15 minuta për të folur para asamblesë. Por sa zgjati fjalimi i presidentit amerikan? Pak më shumë se 56 minuta.

Siç shkruan BBC, ky është fjalimi më i gjatë që ai, apo ndonjë president tjetër amerikan, ka mbajtur ndonjëherë në OKB.

Kohëzgjatja e tij u tejkalua nga ish-udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, i cili në vitin 1974 foli për një orë e gjysmë.

Por të dy këta fjalime lihen në hije nga Fidel Castro, ish-presidenti i Kubës, i cili njëherë foli në OKB për një kohë prej 269 minutash, pra gati pesë orë.