Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur për mediat pas takimit me homologun amerikan, Donald Trump në New York.

Trump gjatë ditës deklaroi se Ukraina mund ta fitojë luftën dhe ta rikthej tërë territorin e pushtuar nga Rusia, e cila po vuan pasojat ekonomike.


“Mendoj se ky është një moment shumë i rëndësishëm, por shpresoj që presidenti Trump do të merret me këtë çështje”, tha ai.

“Edhe udhëheqësit evropianë, mendoj se do të kenë gjithashtu dialog me vendet e BE-së për këtë”, shtoi lideri ukrainas, raporton skynews.

Zeleneksy u pyet nëse tani Trump po e kupton më mirë luftën, duke pasur parasysh ndryshimin e dukshëm të tonit të tij sot.

“Trump është ndryshues i lojës”, tha ai para gazetarëve dhe shtoi se “mendoj se ai tani është më afër kësaj situate, nuk ka shumë lojtarë në botë që mund të jenë ndryshues loje, por ai është më i afërti me këtë”.

“Folëm për mënyrat se si të sjellim më në fund paqen dhe diskutuam disa ide të mira. Shpresoj që do të funksionojnë. Presim që Amerika të ushtrojë presion ndaj Rusisë për ta shtyrë drejt paqes. Moska e ka frikë Amerikën dhe gjithmonë i kushton vëmendje. Mbretëria e Bashkuar është këtu, një anëtare e rëndësishme e Këshillit të Sigurimit, Franca gjithashtu është këtu, edhe ajo një anëtare e rëndësishme”, përfundoi presidenti ukrainas.

Ndryshe, Trump ka deklaruar se vendet e NATO-s mund t’i rrëzojnë aeroplanët rusë nëse ata shkelin hapësirën e tyre ajrore.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina