by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të rrisë përgatitjet për një konflikt të armatosur, për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia.
“Ne duhet të adoptojmë një mentalitet të ri evropian, të kalojmë nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”, tha Jonson në Berlin, përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, raporton DPA.
Rusia po armatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri “më vdekjeprurëse”, duke bërë përparime të mëdha në armët me rreze të gjatë dhe në luftën elektronike, tha Jonson në një aktivitet në Fondacionin Konrad Adenauer, përcjell KFVA.
Ai paralajmëroi se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) duhet të koordinohen më ngushtë në mbrojtje.
“Flasim për një larmi brenda aleancës sa i përket investimeve në mbrojtje,” tha Jonson. “Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk dua të shoh fragmentim në investimet për mbrojtjen”.
Pas neutralitetit gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia iu bashkua NATO-s vitin e kaluar, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne e shohim Ukrainën si mburojë – ose si shpatë, nëse doni – kundër zgjerimit ushtarak rus”, tha ai.
“Por, tani, po shohim gjithashtu se barra e mbështetjes financiare për Ukrainën po mbahet nga gjithnjë e më pak aleatë brenda NATO-s”.
Jonson kërkoi, gjithashtu, një bashkëpunim më të fortë dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë, duke argumentuar se të dy qeveritë duhet të promovojnë standardizimin dhe kontratat afatgjata.
Sipas tij, Berlini dhe Stokholmi po ndjekin një rrugë të ngjashme për strategjinë e mbrojtjes.
Të dy vendet po investojnë shuma rekorde në mbrojtje, pas një periudhe të gjatë të investimeve të vogla, ndërsa përballen me të njëjtat sfida nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimi rus në rajonin e Detit Baltik.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina