Shmanget sulmi afër selisë së OKB, shërbimet sekrete godasin rrjetin që do paralizonte telekomunikimin në New York

 

 

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara çmontoi një rrjet të sofistikuar pajisjesh telekomunikacioni, i cili mund të kishte ndikuar seriozisht në sistemet celulare në qytetin e New York, gjatë kohës kur liderët botërorë ishin mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportimit të BBC, agjencia zbuloi mbi 300 serverë SIM dhe rreth 100,000 karta SIM, të cilat dyshohet se mund të ishin përdorur për qëllime keqdashëse në fushën e telekomunikacionit.

Agjenti special Matt McCool (mat mekull) deklaroi se “rrjeti kishte kapacitetin të nxirrte jashtë funksioni kullat celulare dhe potencialisht të paralizonte rrjetin telefonik të të gjithë qytetit të New Yorkut.”

Pajisjet u zbuluan brenda një rrezeje prej 56 kilometrash nga selia e OKB-së, dhe hetimet paraprake treguan se pas këtij operacioni qëndronin individë dhe entitete të lidhura me shtete të huaja, të njohura nga autoritetet federale.

Veprimet e rrjetit përfshinin dërgimin e mesazheve të koduara drejt grupeve kriminale dhe organizatave terroriste. Zyrtarët bënë të ditur se teknologjia kishte aftësinë të dërgonte deri në 30 milionë mesazhe në minutë, të ndërpriste sinjalet celulare dhe të pengonte linjat e emergjencës. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 80 gram kokainë, armë pa leje dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…