Punonjëses së OSBE`së që akuzohet për spiunazh i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj

 

 

Punonjëses së misionit të OSBE`së në Kosovë, e akuzuar si spiune e Serbisë, Jelena Gjukanoviq, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

“Nga gjyqtari jemi njoftuar se ndaj të pandehurës J.Gj. është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për KOHËN, transmeton KFVA.

Në seancën e shqyrtimit fillestar avokati i Gjukanoviqit ka kërkuar që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak, që që ishte kundërshtuar nga prokurori i rastit.

Në seancën fillestare Gjukanoviq është deklaruar e pafajshme.

Prokuroria Speciale e akuzon atë se ka kryer veprën penale deri në momentin e arrestimit të saj, në shkurt të këtij viti.

Sipas aktakuzës, Gjukanoviq si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë me vetëdije të plotë ka kryer veprime të përsëritura duke përcjellë informacione të dokumentuara për agjentin rezident të BIA-së, Aleksandër Vllajiq, të cilat informacione pastaj janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s.

Përveç komunikimeve me të dënuarin për spiunazh, Aleksandër Vllajiq, në aktakuzë thuhet se Gjukanoviq ka komunikuar edhe me zyrtarë të tjerë të BIA-s serbe.

Ajo akuzohet se ka ndihmuar edhe në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të Kosovës.

Gjukanoviq është arrestuar më 28 shkurt të këtij viti, nën akuzën se ka shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme tek Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Serbisë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…