Osmani takon Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në New York është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Në këtë takim, Osmani ka ritheksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, duke theksuar rëndësinë e prezencës së Aleancës për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Ajo ka shprehur gjithashtu përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, duke e konsideruar këtë një objektiv strategjik për shtetin.

Postimi i plotë:

Në New York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…