by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-këshilltari i Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan është duke vazhduar deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë.
Gjatë ditës së sotme atij i janë parashtruar pyetje për figura të ndryshme të luftës në Kosovë.
Duncan është pyetur edhe për ish-deputetin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.
Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncan u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.
Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncan fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.
“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncan.
-Pjesë nga deklarimi-Nëse mund të kalojmë tani te një pamje… Ky zotëria me këmishë me vija blu e zezë, kush është ai?
Kemi hyrë në një zonë të ndjeshme..
Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai.
Dëshmitar, a do të ndihmonte të kalonim në seancë private që t’u bëj këtë pyetje?
Dyshoj.
Dëshmitar, dje po flisnit për Xhavit Halitin. Ky është Xhavit Haliti, apo jo?
Ai nuk është zotëria që mua më është thënë se ishte Xhavit Haliti, i cili ishte në takimin në Tiranë.
Pas kësaj, dëshmitari kërkoi që seanca të kalojë në sesion privat për të treguar më shumë rreth Halitit.
Përpos kësaj, Duncan iu paraqit sërish një fotografi e Xhavit Halitit, ku përshkruhet si njeriu me këmishë kaltër e zi, e ku pyetej se pse disa kishin ndërruar rrobat e disa të tjerë jo.
Duncan deklaroi se ishte zonë lufte dhe se nuk kishin shkuar në hotel me pesë yje.
Policia e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën, më 6 tetor, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Sipas njoftimit zyrtar, autor i krimit është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin menjëherë pas shpalljes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si dhe Ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt. Takimi është zhvilluar në objektin e Presidencës, ku mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. Ndërkaq, mbrëmë Osmani ka pritur në takim Ministren
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të madh. Janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara. Postimi: Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ARRESTOHEN DY PERSONA, SEKUESTROHEN 40 MIJË EURO TË FALSIFIKUARA Prishtinë, 07 Tetor 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt. Ndryshe Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja për Azil dhe Migracion, Anneleen Van Bossuyt, nisën një vizitë tre-ditore diplomatike në Kosovë