by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avionë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Norvegjisë në tre raste të ndryshme këtë vit. Këtë e ka deklaruar kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, duke theksuar se këto incidente kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe kanë rritur tensionet mes Norvegjisë dhe Rusisë.
“Incidentet në Norvegji janë më të vogla në krahasim me shkeljet ndaj Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë, si për nga vendndodhja ashtu edhe për nga kohëzgjatja. Megjithatë, janë incidente që i marrim shumë seriozisht”, tha kryeministri norvegjez.
Store ka shtuar se dy incidente kanë ndodhur në det, në verilindje të Vardo-s, në prill dhe gusht, ndërsa i treti ka ndodhur në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit tokësor në Finnmarkun lindor, në korrik. Shkeljet e kufirit, që kanë përfshirë avionë luftarakë SU-24, SU-33 dhe avionë L410 Turbolet, kanë zgjatur nga një deri në katër minuta.
Kryeministri ka theksuar se Norvegjia nuk ka arritur të përcaktojë nëse ato kanë qenë të qëllimshme apo “të shkaktuara nga gabime në navigim”. “Pavarësisht arsyes, kjo nuk është e pranueshme dhe ua kemi bërë të qartë autoriteteve ruse”, ka sqaruar Store./KFVA
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina