Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike

 

 

Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë dhe e para në Evropë për ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit, sipas raportit më të ri ndërkombëtar Gallup Global Safety Report 2025, i publikuar në fillim të muajit shtator.

Në këtë raport prestigjioz, Kosova ka arritur 94 pikë nga 100 në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, duke u pozicionuar e treta në nivel global, pas Taxhikistanit (97 pikë) dhe Singaporit (95 pikë). Ky vlerësim e vendos Kosovën përpara shteteve të njohura për nivelin e lartë të sigurisë, si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra.

Një tjetër tregues domethënës është fakti se 89% e qytetarëve të Kosovës shprehen se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonat ku jetojnë – një ndër përqindjet më të larta në botë dhe në Evropë

Policia e Kosovës thekson se këto rezultate pozitive janë fryt i përkushtimit të vazhdueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe institucione të tjera të sigurisë, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…