by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komuna e Shtimes, nën udhëheqjen e kryetarit Qemajl Aliu, vazhdon të mos jetë transparente pasi nuk ka lejuar qasje në listat e personave të punësuar gjatë katër viteve të fundit. Për këtë rast tashmë ka nisur hetime Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), e cila po shqyrton mundësinë e shkeljes së Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
Më 29 gusht 2025, mediumi online Demokracia.com i është drejtuar zyrtarisht Komunës së Shtimes me kërkesë për qasje në dokumente publike, duke kërkuar:
-
listën e të gjithë të punësuarve me kontrata të rregullta;
-
listën e të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta;
për periudhën 1 janar 2022 – 28 gusht 2025.
Më 5 shtator, komuna njoftoi se për shkak të “volumit të madh të dokumenteve”, nuk mund të kthehej përgjigje brenda afatit ligjor dhe shtyu afatin edhe për 15 ditë, siç e parasheh ligji. Por, edhe pas kalimit të këtij afati shtesë, dokumentet e kërkuara nuk janë dorëzuar.
Për këtë arsye, më 22 shtator, Demokracia.com iu drejtua Agjencisë për Informim dhe Privatësi me ankesë formale, duke theksuar se Komuna e Shtimes ka tejkaluar afatet ligjore dhe po pamundëson qasjen në të dhëna publike.
Në të njëjtën ditë, AIP konfirmoi se ka regjistruar ankesën me nr.1104 dhe se ka nisur procedurat e shqyrtimit të rastit. “AIP do të ju mbajë të informuar lidhur me ecurinë e shqyrtimit të kësaj ankese”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Agjencisë.
Ligji për Qasje në Dokumente Publike obligon institucionet të japin përgjigje brenda 7 ditëve pune, me mundësi shtyrjeje deri në 15 ditë të tjera vetëm në raste të jashtëzakonshme. Mosrespektimi i këtij afati konsiderohet shkelje ligjore dhe ndëshkohet nga AIP.
Ky rast vjen pas një serie raportimesh nga Demokracia.com, e cila në vazhdimësi ka ndjekur dhe publikuar raste të punësimeve nepotiste dhe të bazuara në lidhje politike brenda Komunës së Shtimes.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri