Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sot për të shqyrtuar dhe votuar një pikë të vetme në rendin e ditës: projektvendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Mbledhja u zhvillua pa praninë e vetë Veliajt, i cili një ditë më parë kishte kërkuar të merrte pjesë për të paraqitur shpjegimet e tij.

Seanca u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, znj. Megi Fino, e cila theksoi se vendimmarrja për shkarkimin e Veliajt është një hap i imponuar nga zhvillimet e fundit, duke ju referuar situatës së krijuar pas arrestimit të tij disa muaj më parë.

“Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur përpara dhe për të zgjidhur ngërçin institucional në Tiranë. Sot po kryejmë një detyrim politik dhe moral për të garantuar funksionimin normal të bashkisë”, tha Fino gjatë fjalës hapëse./KFVA/

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina