by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër S.S., I.V., M.V., M.R., N.M. dhe A.L., raporton KFVA.
Sipas njoftimit, të njëjtit dyshoeht se kanë goditur me gurë, shufra druri dhe metali, si dhe me granata dore, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Doganës në Mitrovicë të Veriut.
Njoftimi i plotë:
AKTAKUZË NDAJ GJASHTË PERSONAVE PËR VEPRAT PENALE “HULIGANIZËM” DHE “ARMËMBAJTJE PA LEJE”
Prishtinë, 23 shtator 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër S.S., I.V., M.V., M.R., N.M. dhe A.L., për veprat penale “Pjesëmarrja në turmë” që kryen veprën penale “Huliganizmi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit, më 13.10.2021, kanë marrë pjesë me dashje në turma të mbledhura prej rreth më shumë se dhjetëra personash në Mitrovicë të Veriut, numri i të cilëve është rritur dhe ulur varësisht nga lëvizjet e tyre, dhe kanë goditur me gurë, shufra druri dhe metali, si dhe me granata dore, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Doganës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Sipas aktakuzës, ata kishin zënë pritë policisë në vendin e ngjarjes duke vendosur barrikada, ndërsa mjetet e blinduara të policisë janë goditur me plumba nga të shtënat me armë zjarri dhe me granata dore. Si pasojë, B.A., E.V. dhe S.A., pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore.
Në të njëjtën ditë, të pandehurit I.V., M.V. dhe M.R., në lagjen “Berxhane”, kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me bombola gazi, e me armë zjarri në drejtim të tyre dhe të automjeteve zyrtare.
Turma e personave është drejtuar drejt një barnatore, ku janë lënduar zyrtarët policorë M.M., Xh.M., A.R., B.Sh. dhe A.M, dhe është shkaktuar dëm në vlerë mbi 20,000 euro.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri