“Hahaha, ne ishim në luftë, jo në hotel me 4 yje”: Dëshmitari tallet me pyetjen e prokurorit për disa rroba të ushtarëve të UÇK-së

 

 

Pyetjet e Prokurorisë së Hagës, po shkojnë deri aty sa po vlerësohen qesharake nga diplomatë të njohur.

Njëjtë ndodhi sot. Ish-këshilltari i Clark u pyet për disa rroba të ushtarëve të UÇK-së, që ishin të njëjta për 3 ditë me radhë.

“Dëshmitar e shohim zotëriun e njëjtë duke veshur të njëjtën bluzë, në atë që ju thoni është data 19. Në fakt të gjithë kanë veshur rrobat e njëjta në tri pjesët filmike. A mund të shpjegoni, a po dërgonin të gjithë sinjale optike?”, pyeti prokurori, raporton EO, transmeton Periskopi.

“Haha. Le të jemi të sinqertë me atë që po ndodhte. Ne jemi në zone lufte, nuk mbajmë rroba të ndryshme me vete. Ishte erë beteje, shumica e njerëzve e kishin me vete, nuk ishim duke udhëtuar në hotel me 5 yje, normalisht që njerëzit do të mbanin rrobat më shumë se një ditë. Nuk e shoh nëse ka ndodnjë problem që njerëzit kanë rrobat e njëjta. Dhe ka pasur mundësi të lahen më 18, brenda dy diskutimeve”, u përgjigj John Duncan.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…