by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për demilitarizimin e UÇK-së, në veçanti takimin e 17 qershorit të 1999-të në Malet e Berishës, ku ishte takuar me disa komandantë të zonave.
Pjesë kyçe e deklarimit të tij, ishte edhe se si Hashim Thaçi, mori titullin “Kryekomandant i UÇK-së”.
Ish-këshilltari i Wesley Clark, shpjegoi edhe arsyen se pse kjo ndodhi.
Duncan theksoi se në atë kohë NATO-ja nuk e njihte Thaçin si kryeministër të Qeverisë së Përkohshme.
“NATO-ja nuk mund ta njihte Hashim Thaçin si kryeministër të Kosovës, nuk mund ta pranonte këtë gjë. Nuk ishin gati ta njihnin Kosovën si shtet dhe është e sigurt se nuk do ta njihnin as Hashim Thaçin si udhëheqës të Kosovës”, tha ai gjatë dëshmisë së tij para mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi transmeton Klankosova.tv, përcjell KFVA.
“Z. Thaçi nuk mund ta nënshkruante në cilësinë e kryeministrit sepse NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, nuk e njihnin Qeverinë e përkohshme të Kosovës dhe rrjedhimisht këtë pozitë. Dikush e sajoi këtë titull që të dukej se z. Thaçi kishte legjitimitetin dhe pushtetin dhe për këtë arsye iu dha titulli kryekomandant i UÇK-së”, deklaroi ish-zyrtari i lartë i Aleancës Veriatlantike
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri