Duncan qesh kur i shfaqet incizimi ku Thaçi tregonte pse emri i Çekut ishte zëvendësuar me emrin e tij në marrëveshjen e demilitarizimit

 

 

Gjatë dëshmisë së John Duncan në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, u shfaq një incizim i Hashim Thaçit i cili intervistohej nga hetuesit ndërkombëtarë lidhur me dokumentin e Marrëveshjes së demilitarizimit të UÇK-së. Në këtë video, dëgjohej Thaçi teksa thoshte se dokumenti ka qenë i destinuar që të nënshkruhet nga Agim Çeku.

“Dokumenti që ma prezantuat ka qenë për t’u nënshkruar nga Agim Çeku, ka qenë i diskutuar më herët dhe besoj që ai mund ta sqarojë atë rrethanë se pse është larguar në momentin e fundit nga nënshkrimi”, dëgjohet duke thënë Thaçi.

Ai tha se ndonëse është ndërruar emri i Çekut me të tij, shtoi se pozita “Komandant i Përgjithshëm” nuk u ndryshua.

“Në momentin e fundit është ndryshuar emri i tij me timin dhe kam mbetur. Por nuk është ndërruar Commander in Chef (Komandant i Përgjithshëm). Ka qenë rrëmujë dhe gjithçka është bërë shpejt e shpejt. Ka qenë dëshmitar edhe ndihmëssekretari i zonjës Albright, James Rubin”, thoshte Thaçi.

Teksa transmetohej incizimi i intervistimit të Thaçit, dëshmitari qeshte me zë. Ai pohoi se ajo se çka tha Thaçi qëndron, raporton BetimipërDrejtësi, transmeton KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…