Categories: Botë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

 

 

Leucovorini përdoret zakonisht në kimioterapi, por po shqyrtohet edhe për lidhjen e tij me autizmin

Ilaçi Leucovorin (leucovorin calcium), për të cilin Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka nisur procedurat për përdorim kundër autizmit dhe që e ka paralajmëruar presidenti i SHBA-ve Donald Trump, është një ilaç që parandalon ose trajton efektet e dëmshme të disa llojeve të barnave.


Ky ilaç merret vetëm me recetë dhe përdoret rreptësishtë sipas udhëzimeve. Përmban substancën aktive kalcium-folinat dhe vepron duke rritur përqendrimin e vitaminës së acidit folik në organizëm.

Përdoret në kombinim me 5-fluorouracilin për të rritur efikasitetin e tij në terapinë citotoksike.

Kush nuk duhet ta marrë këtë ilaç

Leucovorini nuk duhet të përdoret nga:

▪ personat alergjikë ndaj kalcium-folinatit ose ndonjë prej substancave ndihmëse të këtij ilaçi
▪ personat me anemi si pasojë e mungesës së vitaminës B12

Efektet e mundshme anësore

Pacienti duhet të kontaktojë menjëherë mjekun nëse pas marrjes së ilaçit shfaq ndonjë nga simptomat e mëposhtme, të cilat edhe pse shumë të rralla, mund të jenë serioze:

Simptoma të reaksionit alergjik, si skuqje ose kruarje (veçanërisht nëse përhapet në gjithë trupin), ënjtje e duarve, këmbëve, kyçeve, ënjtje e fytyrës, buzëve ose gjuhës, që mund të shkaktojnë fishkëllimë në gjoks, vështirësi në frymëmarrje e gëlltitje dhe humbje të vetëdijes.

Terapia e kombinuar me barna të tjera

Efekte anësore të rastësishme (deri te 1 në 100 pacientë): temperaturë e lartë.

Efekte të rralla (deri te 1 në 1000 pacientë):

▪ pagjumësi, ankth i shoqëruar me lëvizje të pakontrolluara dhe depresion pas dozave të larta
▪ çrregullime të tretjes pas dozave të larta
▪ shtim i krizave epileptike te pacientët me epilepsi, për shkak të ndërveprimit mes Leucovorin Calcium dhe barnave antiepileptike

Efekte shumë të rralla (deri te 1 në 10 000 pacientë): reaksione alergjike, përfshirë reaksione anafilaktoide (vështirësi në frymëmarrje, fishkëllimë në gjoks, tension i ulët i gjakut) dhe urtikarie, transmeton KFVA.

Si përdoret më shpesh leucovorini

“Ky ilaç përdoret kryesisht në trajtimin e kancerit. Zakonisht kombinohet me ilaçin kimioterapik fluorouracil, i cili pengon qelizat e kancerit të krijojnë ADN dhe të ndahen. Leucovorini e forcon veprimin e fluorouracilit. Leukovorini përdoret gjithashtu për të zvogëluar efektet toksike të metotreksatit, një tjetër ilaç kimioterapik”, shpjegojnë ekspertët.

Metotreksati vepron duke bllokuar përdorimin e folatit në trup, i cili u nevojitet qelizave të shëndetshme për prodhimin e ADN-së.

“Leucovorini siguron formën aktive të folatit që qelizat e shëndetshme mund të përdorin për të prodhuar ADN, duke i ‘shpëtuar’ ato, ndërkohë që metotreksati vazhdon të sulmojë qelizat e kancerit. Meqë metotreksati përdoret edhe për trajtimin e psoriazës, një sëmundje autoimune e lëkurës, ky ilaç mund të përdoret si mjet mbrojtës gjatë trajtimit të këtij gjendjeje”, theksojnë Witt dhe Li në tekstin e botuar në The Conversation.

Pse është i rëndësishëm folati?

“Kjo, sepse mungesa e folatit lidhet me zhvillimin e spina bifida, një gjendje ku shtylla kurrizore e fetusit nuk zhvillohet siç duhet. Për këtë arsye, grave u rekomandohet të marrin suplemente të acidit folik para shtatzënisë dhe gjatë muajve të parë të saj.

Folatit i atribuohet gjithashtu rëndësi në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në funksionimin e përgjithshëm të trurit”, shtojnë Witt dhe Li.

Pse po shqyrtohet për trajtimin e autizmit?

Sipas tyre, rekomandimi për përdorimin e leucovorinit në trajtimin e autizmit buron nga teoria se nivelet e ulëta të folatit në tru mund të çojnë në një gjendje të quajtur mungesa cerebrale e folatit.

Fëmijët me këtë mungesë zakonisht nuk shfaqin simptoma gjatë dy viteve të para të jetës. Më pas, ata shfaqin vështirësi në të folur, kriza epileptike dhe prapambetje intelektuale.

Pasi simptomat e autizmit janë të ngjashme dhe zakonisht shfaqen në të njëjtën moshë, disa ekspertë kanë propozuar lidhje midis mungesës së folatit në tru dhe autizmit.

Çfarë thonë provat?

“Sipas një studimi të vogël nga viti 2024, i cili përfshiu rreth 80 fëmijë të moshës 2–10 vjeç me autizëm, gjysma mori dozën maksimale ditore prej 50 mg acid folik (ngjashëm me leucovorinin), ndërsa gjysma tjetër mori placebo. Fëmijët që morën acid folik treguan përmirësime më të dukshme krahasuar me ata që morën placebo”, thonë Witt dhe Li.

Një studim tjetër i vitit 2025 testoi të njëjtën dozë tek fëmijë kinezë me autizëm. Ata që morën acid folik patën përparim më të madh në zhvillimin e aftësisë shoqërore të quajtur reciprocitet social, krahasuar me ata që morën placebo.

“Megjithëse këto rezultate janë premtuese, asnjë nga këto studime nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar praktikën mjekësore. Nevojiten studime të tjera, më të mëdha, përpara se mjekët të japin një rekomandim zyrtar”, theksojnë Nial Witt, profesor në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematike në Universitetin Macquarie, dhe Jasmin Li, farmaciste dhe kandidate për doktoraturë në Universitetin e Sidneit. 

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina