Barduani: Beogradi i di vijat e kuqe në Kosovë

 

 

Komandati i forcës paqeruajtëse në Kosovë, gjeneral major Enrico Barduani, tha se mbyllja e urës në Mitrovicë është politike dhe vendimi për të duhet të merret përmes dialogut në Bruksel.

Gjenerali Barduani në fund të mandatit të tij në krye të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, flet edhe për zhvillimet e siguriusë në pjesën veriore të Kosovës dhe angazhimet e forcës paqeruajtëse në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes. Gjeneral Barduani tha se Serbia i ka të qarta “vijat e kuqe” në Kosovë të cilat sipas tij janë të përcvaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Më lejoni të theksoj se vijat e kuqe që ju përmendni janë ato të përcaktuara në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me një referencë të veçantë për marrëdhënien mes KFOR-it dhe autoriteteve ushtarake serbe. Ato janë të shkruara në Marrëveshjen Teknike Ushtarake të nënshkruar nga NATO dhe Serbia në 1999. Mund të shtoj se misioni ynë mbetet i përqendruar në kontributin për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ndër të tjera ai.

Ai e bëri të qartë se kryesit e sulmit në Banjskë dhe mbi forcat e KFOR-it në 2023 duhe ttë sillen përpara drejtësisë. “…fatkeqësisht, Beogradi dhe Prishtina nuk kanë bërë përparim të dukshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre për një kohë të gjatë. Edhe gjatë mandatit tim, e di gjithashtu ndikimin e drejtpërdrejtë në siguri nga ngërçi aktual në dialog, nuk mund ta përjashtojmë që mungesa e dialogut kuptimplotë rrezikon të kthejë çështjet politike në çështje sigurie”, tha në intervistën me RTV21.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…