by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës gëzon respekt ndërkombëtar dhe si e tillë duhet të respektohen vendimet e nxjerra nga kjo gjykatë edhe brenda shtetit.
Deklaratat e ambasadorit francez vijnë në kohën kur Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit të Kosovës deri në vendimin për kërkesën e Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Parlamenti nuk ka arritur të zgjedhë nënkryetarin serb, megjithatë kryeparlamentari Dimal Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendin.
I pyetur për qëndrimet e pushtetit aktual ndaj kësaj çështjeje, Guerot tha se nuk dëshiron të komentojë për shkak se çështja është në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese.
“Por dua të them se Kushtetuesja është institucion shumë i respektueshëm jashtë Kosovës. Ajo është pranuar si anëtare e plotë e Asociacionit Evropian të Gjykatave Kushtetueses, si dhe asaj frankofone. Për shkak se respektohet jashtë shtetit, mendoj se duhet të respektohet edhe në Kosovë. Prandaj do të përmbahem nga komentet se çka mund të thonë të tjerët, por do të këshilloja institucionet që të vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e gjykatës. Është ndër shtyllat e Republikës së Kosovës dhe e ka përkrahjen tonë të plotë”, deklaroi ai pas debatit për dezinformimin në fushatat zgjedhore të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri