September 22, 2025

Vdes aktori Enver Petrovci

Vdes aktori Enver Petrovci

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar,raporton KFVA

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Hapat e parë në aktrim i mori në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa studimet universitare për art dramatik i përfundoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd.

Karriera e tij përfshin dhjetëra role në teatër, film dhe televizion, ku spikat interpretimi i fuqishëm dhe aftësia për të mishëruar karaktere të ndryshme.

Përveç aktrimit, Petrovci ka lënë gjurmë edhe si regjisor dhe dramaturg, duke sjellë vepra të rëndësishme në skenë. Ai është gjithashtu autor i disa librave dhe dramave që kanë pasuruar letërsinë shqipe.

Pas viteve 90-të, Petrovci e zhvendosi karrierën në trojet shqiptare, ku u angazhua si aktor, regjisor dhe pedagog.

Enver Petrovci është themelues i disa institucioneve kulturore në Kosovë, ndër to edhe “Akademia e Arteve në Prishtinë” e “Teatri i Babës” ku ka dhënë një kontribut të madh në formimin e gjeneratave të reja të artistëve.

Me punën e tij të pandalshme dhe përkushtimin ndaj artit, Petrovci ka fituar respekt të gjerë si në Kosovë ashtu edhe në mbarë hapësirën shqiptare. Ai konsiderohet një ikonë e kulturës dhe një personalitet që ka ndikuar në ngritjen dhe zhvillimin e skenës artistike shqiptare ndër dekada.

Related Posts

Go to Top