by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dy anëtarë të ekuipazhit të një avioni të Ryanair u plagosën pasi u përfshinë nga turbulenca të forta gjatë një fluturimi nga Vitoria në veri të Spanjës drejt Majorkës, të dielën pasdite. Incidenti ndodhi në momentin kur avioni po përgatitej të ulej në Palma, ndërsa ishulli turistik përfshihej nga stuhi të fuqishme.
Sipas mediave lokale, ekuipazhi po kryente kontrollet e sigurisë kur avioni u trondit papritur. Një prej stjuardesave u përplas me tavanin e kabinës, ndërsa një tjetër u godit nga karroca e shërbimit. Në bord ndodheshin 180 pasagjerë, të cilët mbetën të tronditur nga lëkundjet e forta. Menjëherë pas uljes, në aeroport u dërgua një ambulancë për të ndihmuar personelin e plagosur, shkruan A2 CNN.
Ky nuk është rasti i parë i ngjashëm. Vetëm disa muaj më parë, në një fluturim të Ryanair nga Berlini në Milano, nëntë persona mbetën të lënduar nga turbulenca ekstreme, duke detyruar avionin të kryente ulje emergjente. Pasagjerët raportuan skena paniku, me njerëz që u hodhën nga ulëset e tyre dhe u përplasën në tavanin e kabinës.
Ngjarje të tilla janë shënuar edhe në kompani të tjera ajrore. Në mars, një fluturim i United Express në Teksas u detyrua të bënte ulje emergjente pas plagosjes së pesë pasagjerëve, ndërsa në nëntor turbulenca e fuqishme detyroi një avion të Scandinavian Airlines të kthehej nga Atlantiku pas tronditjes së dhunshme mbi Grenlandë.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina