Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Sonte në Paris zhvillohet ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Topi i Artë 2025, ku yjet më të mëdhenj të futbollit botëror synojnë lavdinë individuale.


Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar Topin e Artë në kategorinë e meshkujve, ndërsa konkurrentë të fortë për çmimin janë edhe Lamine Yamal, Raphinha, Mohamed Salah, Achraf Hakimi dhe Pedri.

Në kategorinë për femra, Aitana Bonmatí, fituese e vitit të kaluar, mbetet në garë për ta mbrojtur titullin. Ajo ka përkrah edhe disa nga shoqet e saj të ekipit kombëtar spanjoll, pavarësisht triumfit të Anglisë në Euro 2025.

Përveç çmimeve kryesore, gjatë mbrëmjes do të ndahen edhe disa çmime të tjera të rëndësishme, përfshirë: portieri më i mirë, lojtari i ri më i mirë, trajneri më i mirë, si dhe klubi i vitit.

Related Posts