by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Vetëm në muajin korrik, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dhe kabineti i tij kanë harxhuar një mesatare prej hiç më pak se 40 litrash naftë për automjetet e tyre zyrtare. Vlera totale e shpenzimeve të karburantit për muajin korrik është 1 mijë e 151 euro.
Gazeta ka arritur të sigurojë dokumentin rreth shpenzimeve të karburanteve dhe servisimit të automjeteve për muajin korrik të të gjitha departamenteve të Ministrisë së Bujqësisë, përfshirë këtu edhe kabinetit të ministrit në detyrë, Faton Peci.
Vetura luksoze e tipit “Audi A7”, që dikur ishte në pronësi të Hysri Peqanit, i njohur ndryshe si “Burdushi”, është në shfrytëzim nga ministri Peci tash e dy vjet.
Kjo veturë e Pecit, vetëm në muajin korrik i ka harxhuar 381 litra që kapin vlerën e 439.14 euro.
Veturat tjera të shfrytëzuara nga kabineti i Ministrit janë; 2 Kia Sportage, Kia Sorrento dhe Reno Capture. Shuma totale e shpenzimeve të këtyre veturave kap vlerën e 1 mijë e 533 euro.
Shpenzimet e tyre të detajuara mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme:
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në landin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj. Burime të sigurisë nga mediat gjermane, i thanë gazetarëve se Iris Stalzer, politikania e majtë social-demokrate kishte pësuar disa plagë mbi dyshimet se një burrë e theri 13 herë me thikë
Një edukatore e një çerdheje në Lipjan, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime një vajze njëvjeçare. Rastin fillimisht e ka bërë të ditur daja i vogëlushes, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka postuar edhe fotografinë që tregon lëndimin e saj në zonën e qafës. Për të kuptuar më shumë rreth incidentit, Gazeta
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale. “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend
Kjo është raketa e fuqishme amerikane Tomahawk. Shumë shpejt mund ta ketë dhe ushtria e Ukrainës në arsenalin e saj, për ta përdorur kundër Rusisë. Presidenti Donald Trump konfirmoi nga Zyra Ovale se e ka marrë tashmë vendimin, i cili me shumë gjasë do të zemërojë pa masë homologun e tij, Vladimir Putin.