Neuropsikiatri Haxhibeqiri: Naim Murseli ka qëndruar pa ndonjë problem gjatë ekzaminimit psikiatrik

 

 

Eksperti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, gjatë dëshmisë së tij në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka deklaruar se tek i akuzuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim afatgjatë, ndërsa ekzaminimi psikiatrik ka treguar koherencë dhe gjendje stabile, raporton EO, përcjell KFVA.

Ai ka sqaruar se vlerësimi është bërë duke u bazuar në dokumente, bashkëbisedim dhe vëzhgim të sjelljeve të të akuzuarit.

Haxhibeqiri iu është përgjigjur pyetjeve prokurorisë.

“Këtu jemi referuar se çrregullimi afatgjatë prej fëmijërisë deri tani nuk ka shfaqur asnjë element të çrregullimit, shqetësimit dhe në bazë të shkresave të lëndës nuk është ofruar asnjë dokument që ka këtë çrregullim. Afatshkurt është pjesa që ka të bëjë prej momentit të arrestimit deri te momenti i ekzaminimit. Natyrisht ekzaminimi psikiatrik nuk kryhet vetëm me shkresat e lëndës, bashkëbisedim, vëzhgim të sjelljeve të folurit, të shprehurit dhe gjitha këto merren për bazë me rastin e përpilimit të ekspertizës. Ne në pikën tre, rreshtin e fundit, e kemi shpjeguar se kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës për të cilën nga ana e prokurorisë akuzohet”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…