• Mon. Oct 13th, 2025

Mihrije Emini Mirena, zëri i përvojës dhe vizionit!

Bykfvanews

Sep 22, 2025

 

 

Mihrije Emini Mirena, e lindur më 3 gusht 1976 në Fushë Kosovë, është kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numrin 9.

Me një angazhim të hershëm shoqëror e politik, ajo ka shërbyer si redaktore në revistën “Kështjella” dhe nënkryetare e Forumit Rinor të LDK-së gjatë viteve ’90, duke dhënë kontribut të çmuar në organizimin rinor dhe mobilizimin qytetar në kohën e rezistencës paqësore.

Pas një periudhe të emigrimit në Gjermani për shkak të persekutimit politik, Mihrija është rikthyer në Kosovë ku ka zhvilluar aktivitete të rëndësishme në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, me synim fuqizimin ekonomik lokal dhe avancimin e rolit të gruas në sipërmarrje.

Ajo është e diplomuar në Administratë Publike – Shkenca Politike dhe Diplomaci në Kolegjin AAB, ndërsa ka ndjekur studime edhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Mihrije Mirena vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe është e martuar me Fari Mirenën, me të cilin ka tre fëmijë.

Me numrin 9, ajo synon të përfaqësojë qytetarët në Asamblenë Komunale, duke ofruar përvojën, përkushtimin dhe vizionin e saj për zhvillimin e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *