Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Malta do të njoftojë zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara  në Nju Jork sot.

Kështu njoftoi mëngjesin e sotëm zyra e kryeministrit, Robert Abela duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera që kanë ndërmarrë të njëjtin hap. Vendimi vjen pasi Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njohën dje shtetin palestinez, një veprim ky që synon të promovojë një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Kryeministri maltez Robert Abela njoftoi për herë të parë planet për të njohur një shtet palestinez në maj, por takimi i Kombeve të Bashkuara u shty më pas. Malta ka mbështetur prej kohësh përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete, duke ruajtur njëkohësisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Gruaja e ish-liderit palestinez, Yasser Arafat , madje jetoi në ishull për disa vite.

Dje vonë, në një postim në Facebook, Abela përshëndeti dorëzimin e një ngarkese me miell të ofruar nga Malta në Gaza në prag të njohjes së shtetit palestinez. Ai tha se njohja e shtetit palestinez ishte historike dhe se Malta mbetet e përkushtuar për të arritur paqen në rajon.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina