by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tre dëshmitarë të thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëri nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë deklaruar për fuqinë e komandantëve të zonave.
Edhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili ka nisur sot dëshminë e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, tha se Hashim Thaçi duhej të konsultohej me ta për marrëveshje, transmeton Klankosova.tv, përcjell KFVA.
Këtë, ai tha se ia konfirmoi Agim Çeku, gjatë një takimi me të në Tiranë.
“Fuqinë reale në strukturën e UCK-së e kishin komandantët rajonalë. Kjo u konfirmua nga gjenerali Agim Ceku, në fillim të negocimit të marrëveshjes. Ai na tha se nuk mund ta bëjë këtë dot pa praninë e komandantëve të zonave. Unë i besova! Ishte bindës për këtë çështje. E para tha se zoti Thaçi nuk ishte i disponueshëm dhe për ta bërë një gjë të tillë, pra zoti Thaçi, duhej të konsultohej. Më 14 qershor në Tiranë e kam bërë këtë bisedë me Çekun.”, tha Duncan
Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams.
Të dy folën për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin thanë se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së./
Që prej momentit kur u fut në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, rreth Lamine Yamal janë shumuar zërat për të ardhmen e tij. Në javët e fundit, interesimi nga Paris Saint-Germain ka arritur nivele astronomike: sipas raportimeve të “DefensaCentral”, klubi francez është i gatshëm të paguajë 230 milionë euro për
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se është afër vendimit nëse do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, duke shtuar se donte të shihte më parë listën e objektivave. “Pothuajse kam marrë një vendim. Mendoj se dua të zbuloj se çfarë po bëjnë me to, ku po i
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është zgjedhur anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, një prej komiteteve më të rëndësishme të kësaj organizate globale. Ky emërim përfaqëson një sukses të madh për futbollin kosovar dhe është pa dyshim një njohje ndërkombëtare e kontributit të vazhdueshëm të presidentit Ademi
Nga të shtënat me armë zjarri sot në Kumanovë është plagosur Dr. Zekirija Shaini, zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme (MPB) Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku