by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Edhe pse nuk arritën të futen në top-10, disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror janë pozicionuar nga vendi i 20-të deri te i 11-ti në renditjen për Topin e Artë 2025.
Këta emra konfirmojnë edhe njëherë sa i ashpër është konkurrimi për çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Në vendin e 20-të është kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili vazhdon të jetë lideri i zikaltërve në Serie A dhe në Evropë. Pas tij, në pozitën e 19-të, qëndron mesfushori i ri i PSG-së, Joao Neves, një nga zbulimet më të mëdha të futbollit portugez.
Një surprizë të këndshme e sjell Scott McTominay, që me paraqitjet e shkëlqyera te Napoli është renditur i 18-ti. Legjenda polake Robert Lewandowski e mbyll këtë katërshen në pozitën e 17-të, duke treguar se pavarësisht moshës mbetet një nga golashënuesit më të rrezikshëm në botë.
Në vendin e 16-të renditet sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, ndërsa menjëherë mbi të është një tjetër bomber – Viktor Gyökeres i Arsenalit.
Pozitat nga 20 deri në 16
Sulmuesi i ri francez, Desire Doué, ka marrë një vlerësim të madh duke u futur në vendin e 14-të me fanellën e PSG-së, kurse sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, është pozicionuar i 13-ti.
Top-20 mbyllet me dy nga lojtarët më të spikatur të futbollit evropian: Khvicha Kvaratskhelia i Napolit në vendin e 12-të dhe Pedri i Barcelonës në vendin e 11-të, duke dëshmuar se janë tashmë liderë të brezit të ri.
Kjo renditje forcon pritjen për top-10-shen finale, ku do të zbulohet kush do të shpallet fitues i Topit të Artë 2025 në ceremoninë e Parisit më 22 shtator.
Monako dhe Belgjika i janë bashkuar Francës në njohjen zyrtare të shtetit palestinez. Pritet që lista e vendeve që po e njohin palestinez pritet të rritet, transmeton KFVA. Në anën tjetër, Britania e Madhe, Australia, Portugalia dhe Kanadaja ishin katër shtetet e para që e bënë mbrëmë një veprim të tillë. Në anën
Një alarm u dha në Aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë pasi dronë u shfaqën në hapësirën ajrore, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë mbylljen e menjëhershme të zonës, siç raportohet nga Reuters. Aeroporti i Kopenhagenit ndodhet pranë kufirit me Suedinë. Sipas faqes së specializuar të internetit Flightradar, e cila monitoron transportin ajror, të
Ousmane Dembele u shpall më i miri, pas fitimit të Topit të Artë 2025, ku votat e gazetarëve nga e gjithë bota nxorën të parin yllin francez të PSG-së. KFVA mëson se votat e gazetarit të shquar shqiptar, Besnik Dizdari janë ndarë kështu: Dembele – 15 Palmer – 12 Yamal – 10 Mbappe
Sulmet me dronë në Moskë dhe në periferi të saj, detyruan autoritetet të anulojnë fluturimet dhe të mbyllin hapësirën ajrore. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin ka konfirmuar sulmet me dronë në kryeqytetin rus, transmeton Telegrafi. Sobyanin pretendon se mbrojtja kundërajrore ruse është aktivizuar, duke rrëzuar nëntë dronë mbi kryeqytetin rus. Mediat lokale raportuan