Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se konsiderohej se ushtarët e UÇK-së do të shndërroheshin në “çlirimtarë” nëse nënshkruanin marrëveshjen për çarmatimin e tyre.

Ndër të tjera, Duncan tha se kështu do t’i tregonin komunitetit ndërkombëtar se e meritojnë pavarësinë

“Nënkuptohej që të vazhdonte procesi që UÇK-ja nga perceptimi i ndërkombëtarëve që të shndërrohej nga “një grup kriminelësh apo terroristësh”, të ishin luftëtarë të lirisë që kishin marrëveshje të Rambujesë. Kishin një hap drejt demokracisë, të pranoheshin si një grup i përgjegjshëm njerëzish me një proces të respektueshëm politik që i drejtonte. Pra ajo që i kishim ofruar ishte kjo: nënshkruani një gjë të tillë, kjo na ndihmon që të mos e luftojmë njëri-tjetrin, por ju ndihmon edhe juve, sepse nëse nënshkruani do t’i tregoni komunitetit ndërkombëtarë se jeni persona përgjegjës që e meritoni respektin dhe pavarësinë”, u shpreh Duncan

Related Posts